Mësimdhënësit dënohen me 5 euro për orë të humbur mësimore, ose vonesave

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 09:50
Mësimdhënësit dënohen me 5 euro për orë të humbur mësimore, ose vonesave

Deputetët e Kuvendit thuajse gjithnjë shkojnë në seanca plenare e komisione parlamentare sa për t’u nënshkruar sa për të marrë meditjen, dhe më pas largohen nga ‘puna’ e tyre, por paratë i marrin.

Por krejt tjetër ‘fat’ i pret mësimdhënësit të cilët kanë rroga shumë më të vogla se ligjvënënësit.

Bazuar në ligjin e Arsimit Parauniversitar Nr.04/L-32, Rregullorja e Brendshme që parasheh për mungesat e mësimdhënësve në procesin arsimor, mësuesit dënohen me të holla nëse mungojnë dhe nuk kanë arsye të mjaftueshme për këtë.

Kjo rregullore në Nenin 3, pika3.6 thotë se mësimdhënësi dënohet me 5 euro veç nëse edhe vonohet në orë mësimore.

Kjo rregullore është shpërndarë nga vet mësuesit në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)