Putini e lë pa McDonald’s, qytetari e lidh veten me zinxhir në shenjë proteste

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 09:59
Putini e lë pa McDonald’s, qytetari e lidh veten me zinxhir në shenjë proteste

Një fans i madh i McDonald’s ka lidhur lidhur veten e tij me zingjirë në derën e restaurantit në Moskë në një përpjekje dëshpëruese për të shmangur mbylljen e tij, shkruan Mirror.

Një burrë që reportohet të jetë Luka Safronov u xhirua duke inskenuar një protest të fundit pak orë para se të gjitha ‘harqet e arta’ të Rusisë të mbyllen për afat të pacaktuar pas pushtimit që vendi bëri në Ukrainë.

Gjiganti i ushqimit punëson rreth 62.000 njerëz në Rusi dhe njoftoi se pas pushtimit të Ukrainës nga vendi rus, kompania do t’i mbyllë të gjitha 850 degët e saj në Rusi të hënën.

Por Lukas nuk i interesonin të gjitha këto dhe doli në rrugë për të shfaqur një akt të pakënaqësisë.

Ai lidhi veten e tij me zingjirë në derën e një restauranti në përpjekje për të kundërshtuar mbylljen e tij deri në fundin e tij të hidhur.

Qytetari rus zemërthyer raportohet të ketë bërtitur: “Mbyllja është akt armiqësor kundër meje dhe të bashkqytetarëve të mi”.

(Kosova Sot Online)