Vuçiq: Shpresoj të mos shpërthejë Lufta e Tretë Botërore, e që ne të mos jemi në të

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 10:16
Vuçiq: Shpresoj të mos shpërthejë Lufta e Tretë Botërore, e që ne të mos jemi në të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar edhe njëherë lidhur me zhvillimet e fundit në botë, e që shumë prej tyre lidhen me agresionin rus ndaj Ukrainës.

Vuçiq tha se nuk duhet hyrë në konflikte teksa shpreson që të mos shpërthejë Lufta e Tretë Botërore.

“Të mos hyjmë në konflikte. Shpresoj të mos shpërthejë Lufta e Tretë Botërore, por edhe të ndodhë, shpresoj që të mos jemi ne në të”, deklaroi Vuçiq.

Vuçiq deklaroi se duhet përgjegjësi dhe se duhet shikuar drejt të ardhmes.

“Ne kemi nevojë për një Serbi të denjë, normale dhe racionale”, shtoi ai.

Këtë deklarim Vuçiq e bëri gjatë vizitës së tij në Vrajë të Serbisë, kurse ndër të tjerash ai ka deklaruar se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO.

“Nëse nuk do të ishte përkrahja juaj, nuk do të mund të bënim asgjë dhe do t’ju falënderonim pafundësisht”, tha Vuçiq.

Serbia është nga vendet e vetme që nuk ka sanksionuar shtetin e Rusisë.

Një gjë e tillë ishte pritur thuajse nga të gjithë duke ditur lidhjen të cilën kanë këto dy shtete.

(Kosova Sot Online)