Mashtroi me peshën e bukës, 1 mijë euro gjobë ndaj një subjekti afarist në Mitrovicën e jugut

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 14:44
Mashtroi me peshën e bukës, 1 mijë euro gjobë ndaj një subjekti afarist në Mitrovicën e jugut

Në vazhdën e inspektimeve të vazhdueshme të subjekteve afariste, inspektorët komunal nga sektori i tregut kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 1 mijë euro ndaj një subjekti afarist (qendër tregtare) në Mitrovicë të jugut.

Inspektorat komunal kanë potencuar se kjo gjobë është shqiptuar për arsye se produkti bukë 450 gr i vendosur për shitje me çmimin prej 0.35 cent, nuk është përputhur me peshën e caktuar, pasi që gjatë matjes në peshore të kalibruar për produkte ka rezultuar se pesha e bukës në shitje ka qenë 357 gr dhe 368 gr.

“Me këtë rast ky veprim nga ana e inspektorëve është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, prandaj është shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 1 mijë euro për subjektin afarist nga inspektori i tregut”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)