Vladimir Putin shpallet kriminel lufte

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 11:00
Vladimir Putin shpallet kriminel lufte

Senati i SHBA miratoi njëzëri të martën një rezolutë që dënon presidentin rus Vladimir Putin si kriminel lufte, një shfaqje e rrallë uniteti në Kongresin thellësisht të ndarë.

Rezoluta, e prezantuar nga senatori republikan Lindsey Graham dhe e mbështetur nga senatorët e të dyja palëve, inkurajoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë dhe vende të tjera që të synojnë ushtrinë ruse në çdo hetim të krimeve të luftës të kryera gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

“Të gjithë ne të bashkuar në këtë dhomë, Demokratët dhe Republikanët, të themi se Vladimit Putin nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies për barbaritë e kryera kundër popullit ukrainas”, tha lideri i shumicës së demokratëve në fjalim drejtuar senatit.

Rusia i quan veprimet e saj një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar dhe “denazifikuar” Ukrainën. Putin e ka quajtur gjithashtu vendin një koloni të SHBA-së me një regjim kukull dhe pa traditë të shtetësisë së pavarur.

Moska nuk ka pushtuar asnjë nga 10 qytetet më të mëdha në vend pas pushtimit të saj që filloi më 24 shkurt, sulmi më i madh ndaj një shteti evropian që nga viti 1945.

(Kosova Sot Online)