Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata e Pejës

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 11:24
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata e Pejës

Stacioni Policor nё Pejë dje ka realizuar rrdhëresën e Gjykatës Themelore të Pejës.

Policia njofton se i dyshuari është ndaluar nga patrulla policore, është verifikuar dhe ka rezultuar person në kërkim me Urdhëresë të Gjykatës.

“Personi i arrestuar i cili sipas urdhëresës së Gjykatës ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i njëjti  është dërguar në Qendrën Korrektuese ne Dubravë- Istog”, njofton policia, transmeton Express.

“Gjatë periudhës një mujore (15.02. – 15.03. 2022) Stacionet Policore në kuadër të DRP-Pejë, kanë realizuar Gjashtëdhjetë e dy (62) Urdhëresa të Gjykatës për Vepra të ndryshme kriminale”, përfundon njoftimi i tyre.

(Kosova Sot Online)