Vdes një polic në poligonin e qitjes me armë në Mitrovicë

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 11:53
Vdes një polic në poligonin e qitjes me armë në Mitrovicë

Një zyrtar policor ka vdekur. Policia ka informacione se i njëjti ka qenë në poligonin e qitjes me armë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani.

Kryeprokurori tha se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia nuk ka informacione tjera perpos që ka qenë në poligon të gjuajtjes. Prokurori ka dal në vendin e ngjarjes. Informacionet janë se (viktima) është polic”, tha Ujkani.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e vdekjes. Policia nuk është deklaruar akoma për rastin.

(Kosova Sot Online)