Miratohet në Kuvend projektligji për financimin e subjekteve politike

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 12:00
Miratohet në Kuvend projektligji për financimin e subjekteve politike

Në Kuvendin e Kosovës ka kaluar me miratim projektligji për financimin e subjekteve policitike.

Shumica e deputetëve (63) votuan për këtë projektligj, askush nuk votoi kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për arkivat shtetërore, ndërsa nuk ka kaluar rezoluta e propozuar në debatin parlamentar lidhur me vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

(Kosova Sot Online)