Vuçiqi ankohet dhe e nxjerr nga fantazia “qëllimin e vërtetë” të aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 14:12
Vuçiqi ankohet dhe e nxjerr nga fantazia “qëllimin e vërtetë” të aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot për aksionin “Brezovica” që Policia e Kosovës e vazhdoi edhe sot, duke arrestuar një doganier dhe kryetarin e bordit të “Ski Center Brezovica”.

Vuçiq është ankuar që Policia e Kosovës, sipas tij, hyri në disa shtëpi serbe në Shtërpcë e Brezovicë. Ai e nxori nga fantazia e tij qëllimin e këtij aksioni, që sipas tij nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por “krejt diçka tjetër”.

Vuçiq, siç shkruajnë mediat serbe, tha se qëllimi i institucioneve të Kosovës është ta “pastrojnë” jugun e Kosovës nga serbët, “që ata të mos mbijetojnë”.

Presidenti serb e shfrytëzoi mundësinë që sërish të kërkojë vota para zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, duke akuzuar opozitën serbe për “moskujdesjen” për serbët e Kosovës.

“Është mësim për ne që të kujdesemi që të paktën në përmasa të tilla të mos na ndodhin më tragjedi në Kosovë”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)