Lexoni edhe:
Murati tha se është 170 euro, sa është realisht paga minimale në Kosovë?
Kulla Eiffel tani është 6 metra më e lartë. E ndërtuar nga Gustave Eiffel në shekullin XIX, kulla tashmë është 330 metra, pas instalimit në majën e saj të një antene digjitale radiofonike. Instalimi i antenës në majë të kullës, e njohur si “Zonja e Hekurt”, u bë me anë të një helikopteri.
Kulla Eifel është shtuar edhe me gjashtë metra, pasi inxhinierët vendosën një antenë të re radio në majë të monumentit të Parisit. Ndërtesa më e lartë në Paris, e njohur me dashuri si “Zonja e Hekurt”, është 330 metra e lartë pas shtesës së re.
Murati tha se është 170 euro, sa është realisht paga minimale në Kosovë?Lexoni edhe:
Një numër i vogël turistësh vështronin teksa antena u vendos në pozicion, nga dy inxhinierët e ngarkuar për ta fiksuar atë me ndihmën e një helikopteri.
Antena e re do të përdoret për transmetimin e radios dixhitale për rajonin e kryeqytetit.
“Është një moment krenarie, e rrallë në historinë e Kullës Eifel”, u tha gazetarëve kreu i kompanisë operuese të kullës, Jean-Francois Martins.
“Ajo po i kthehet rrënjëve të saj si një vend eksperimentimi teknologjik dhe shkencor”, tha ai.
Kryevepra u ndërtua në 1889 sipas një projekti të arkitektit Gustave Eiffel, por ishte menduar të çmontohej 20 vjet më vonë.
Ai punoi shumë për t’i dhënë një profesion shkencor, duke instaluar pajisje për monitorimin e motit dhe duke inkurajuar përdorimin e saj për vëzhgim astronomik.
Në vitet 1910, kulla u përdor për të dërguar telegrame deri në Shtetet e Bashkuara dhe marrjen e udhëzimeve gjermane në fushën e betejës gjatë Luftës së Parë Botërore.
Antena e saj e mëparshme u rregullua në vitin 2000 dhe u përdor për televizionin dixhital.
(Kosova Sot Online)