“Para, uniforma të policisë, armë, maska, dokumente”, dosja e Prokurorisë për arrestimet e djeshme në Shtërpcë

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 11:04
“Para, uniforma të policisë, armë, maska, dokumente”, dosja e Prokurorisë për arrestimet e djeshme në Shtërpcë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., – zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33  të KPRK-së.

Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

–          Dokumente të tatimit në pronë,

–          Dokumente të MMPH-së,

–          Dokumente me plane,

–          Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),

–          Lista me numra të parcelave,

–          Telefon “Samsung S7”,

–          Telefon Poco X3,

–          Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,

–          Para të gatshme 705,00 USD,

–          Para të gatshme 170,00 CHF,

–          Para të gatshme 60,00 Pound,

–          Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,

–          Thika të ndryshme (13 copë),

–          Dorëz e revoles (1 copë),

–          Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)

–          Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)

–          Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),

–          Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe

–          Pranga të Policisë (1 palë).

Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

–          Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,

–          Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,

–          Një (1) jelek anti-plumb,

–          Një (1) thikë ushtarake,

–          Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,

–          Një (1) gaz maskë,

–          Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,

–          Dy (2) fishek të armës së gjatë,

–          Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,

–          Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,

–          Dy (2) fishek të pistoletës E43,

–          Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,

–          Dy (2) radiolidhje Sëiter,

–          Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,

–          Një (1) palë dylbi “Tento X50”,

–          Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,

–          Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,

–          Një (1) shufër metalike,

–          Radiolidhje Motorolla,

–          Një (1) telefon “Iphone 11” dhe

–          Një (1) telefon “Huaëei”.

(Kosova Sot Online)