Narkomania, kancer i rrezikshëm që po e kërcënon Kosovën

Narkomania, kancer i rrezikshëm që po e kërcënon Kosovën
Narkomania, kancer i rrezikshëm që po e kërcënon Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 17 March 2022 - 07:37

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Lufta kundër shitësve dhe matrapazëve të drogës duhet të thellohet. Dënimet kërkohet të jenë në përputhje me ligjin dhe mos të lëshohen nga vuajtja e dënimit të dënuarit. Masat ndëshkuese duhet të jene adekuate. Po kështu nuk ka masa sqaruese dhe as rehabilituese. Të rinjtë mbesin anash. Ata nuk merren dhe nuk dërgohen në rehabilitim. Nuk ka qendra të tilla. Dështimi është i lartë.

Vartësia nga narkomania është bërë shqetësim i madh. Zakonisht në vendet e tranzicionit dhe ku papunësia është e madhe ka marre hov vartësia narkomanike. Në Kosovë dhe në Shqipëri ka zënë taban të forte vartësia dhe tregtia me mjete narkomanie. Kryesisht me marihuanë kokain dhe me kanabis. Një kohë të gjatë ishte Shqipëria prodhuese mjaft e madhe.

Tash po konsumon kokainë dhe marihuanë. Në Kosovë konsumohet kryesisht marihuana. Vartësia ne Kosove nga marihuana, si në konsumim, ashtu edhe në riprodhim dhe me paketim për shitje, është bërë mjaft shqetësuese. Të dhënat flasin për një rritje të madhe të shitëseve dhe të vartëseve të mjeteve narkomanike. Shkaku i rritjes se kësaj vartësie rrjedhe nga disa faktor:

1. Puna jo adekuate sqaruese me masat për drogën dhe për mjetet tjera narkomanike.

2. Shkollimi i dobët, pa ndonjë nxënie mësimi në nivel të shokëve në BE.

3. Mos punësimi me vendet adekuate të punës, sipas kualifikimit.

4. Shfrytëzimi i larte i masave te gjera popullore.

5. Mos lufta adekuate kundër shitëseve dhe kultivueseve të drogës.

6. Mos rehabilitimi adekuate i vartëse të mjeteve narkomanike.Faktet e tilla e kanë rritur mjafte shumë vartësinë e masave dhe nëse kështu shkon me siguri se vartësia edhe më do të rritet. Lufta kundër shitësve dhe matrapazëve të drogës duhet të thellohet. Dënimet kërkohet të jenë në përputhje me ligjin dhe mos të lëshohen nga vuajtja e dënimit të dënuarit. Masat ndëshkuese duhet të jene adekuate. Po kështu nuk ka masa sqaruese dhe as rehabilituese. Të rinjtë mbesin anash. Ata nuk merren dhe nuk dërgohen në rehabilitim. Nuk ka qendra të tilla. Dështimi është i lartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".