Brenda 24 orëve nëntë raste për falsifikim të parave

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 11:58
Brenda 24 orëve nëntë raste për falsifikim të parave

Brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka konfiskuar monedha të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Bëhet fjalë për monedha nga 100 e deri mbi 1000 euro.

Rastet e raportuara nga policia:

· Prishtinë 16.03.2022-14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

· Rr. C, Prishtinë 15.03.2022 – 19:30. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 100 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 28.01.2022 – 10:40. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bakës, ka informuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar 729 euro, në bankënota të ndryshme, të cilat janë të falsifikuara. Të gjitha monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. UÇK-së, Prishtinë 16.03.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga bankomati i bankës, ka tërhequr një monedhë prej 100 euro, të falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Gllogoc 16.03.2022 – 11:20. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 100 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Robert Doll, Prishtinë 16.03.2022 – 18:30. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar 599.5 euro, në bankënota të ndryshme, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Të gjitha monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Llapushnik 16.03.2022 – 20:24. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vendin e punës në market ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.

· Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 16.03.2022 – 16:40. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bakës, ka informuar se nga një klient janë deponuar 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Hys Popova, Podujevë, 16.03.2022 – 19:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vendin e punës në market ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar

(Kosova Sot Online)