Konkursi për kryeprokuror, drejtë finalizimit me skenar të manipulimit

Konkursi për kryeprokuror, drejtë finalizimit me skenar të manipulimit

Hajrullah Tërnava

  • 17 March 2022 - 07:31

Shkruan: ANALISTI:  Hajrullah Tërnava

Qytetarët kanë nevojë për një kryeprokuror që ka integritet të padiskutueshëm moral dhe profesional. Në krejt këtë situatë duhet të reagon urgjentisht edhe Kuvendi I Kosovës, Komisioni për Legjislacion dhe Ministria e Drejtësisë, qoftë edhe duke kërkuar anulimin e konkursit të tanishëm dhe ri shpalljen e tij, duke përcaktuar saktë kriteret bazike e ligjore të së drejtës për konkurrim, që të mos lejohet përfitimi përmes riciklimit, dhe vazhdimi i kontrollit të sistemit prokurorial nga ata që për dy mandate të kaluara e kanë shfrytëzuar sikur ta kishin privatizuar, e kanë deformuar dhe degraduar, duke dështuar 100% në luftimin e krimit të organizuar.

Situata e kriminalizuar e pasluftës qe po vazhdon edhe tani e tutje e kur megjithatë Kosova i kishte institucionet përkatëse të cilat duheshin ti luftojnë të këqijat kriminale në këtë shtet, e sidomos prokurorin e cila tani është në situatë të përfundimit të mandatit të Kryeprokurorit, e kur ka vlerësime se situata e tillë e kriminalizuar si deri më tani ishte e mbete-mangësi edhe e këtij institucioni të prokurorisë, ishte dashur që s’paku të kemi risi në këtë konkurs me njerëz të ri në shërbim të së drejtës. Pritjet e opinionit kanë qenë dhe janë për kandidat të ri e me të kaluar të pa inkriminuar, me aftësi të forta dhe zotime bindëse që në të ardhmen ti luftojnë të gjitha të këqijat e këtij shteti.

Askush nuk dëshiron që të përsëritet një praktikë e kapjes së drejtësisë, sistemit prokuroria sikur që e kemi pasur deri më tash, që ishin shërbëtor të të mëdhenjve të shtetit, prandaj si të tillë që ishin edhe tani shteti i ynë është në këtë situatë të tillë kaq të vështirë, shteti më i izoluar në botë për nivelin e krimit në përgjithësi, e që në këtë situatë i përshkruhet këtij institucioni, prokurorisë së deritanishme. Duke qenë se garnitura e kandidatëve që janë në listën përfundimtare janë zbuluar në konflikt interesi, po rrezikon të skandalizohet edhe konkursi i radhës për zgjedhjen dhe emërimin e kryeprokurori të ri të shtetit, pasi që hulumtimi i realizuar nga organizatat që e mbikëqyrin këtë institucion, del se të gjithë kandidatët që kanë mbetur në listën e ngushtë, 5 të tillë, në konflikt që ligji jua ndalon të zgjidhen në këtë pozitë.

Edhe pse me konfliktin e interesit të disa kandidatëve që kanë kandiduar për pozitën kryeprokurorit, asnjëri prej tyre nuk është eliminuar nga lista. Madje disa prej tyre zbulohen se kishin kapërcyer shumë shpejt në pozicione të larta e disa në konflikt interesi. Përmes ushtrimit të funksioneve që rrjedhin nga pozitat e fituara në mënyrë kundërligjshme tashmë po synojnë të marrin pozitën kushtetuese, atë të kryeprokurorit të shtetit dhe atë me mandat 7 vjeçar. Kjo është e pa tolerueshme dhe e paprecedent për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe është e pa lejueshme me ligjin. Pozita e kryeprokurorit është më e larta dhe më e rëndësishmja në sistemin prokurorial, prandaj nuk mund të bëhet kryeprokuror dikush që e ka integritetin e cenuar. Qytetarët kanë nevojë për një kryeprokuror që ka integritet të padiskutueshëm moral dhe profesional.

Në krejt këtë situatë duhet të reagon urgjentisht edhe Kuvendi I Kosovës, Komisioni për Legjislacion dhe Ministria e Drejtësisë, qoftë edhe duke kërkuar anulimin e konkursit të tanishëm dhe ri shpalljen e tij, duke përcaktuar saktë kriteret bazike e ligjore të së drejtës për konkurrim, që të mos lejohet përfitimi përmes riciklimit, dhe vazhdimi i kontrollit të sistemit prokurorial nga ata që për dy mandate të kaluara e kanë shfrytëzuar sikur ta kishin privatizuar, e kanë deformuar dhe degraduar, duke dështuar 100% në luftimin e krimit të organizuar.

Përpos institucionit të prokurorisë edhe në tjerat institucione në të ardhmen gjithsesi duhet të ketë ndryshime rrënjësore e sidomos në gjyqësi mbasi jemi në pritje të ligjit të Vettingut, sepse kjo gjendje e tanishme është e padurueshme më, me këtë mënyrë të mos luftimit të krimit dhe korrupsionit, prandaj jemi bërë shteti më i përfolur në Evropë, e duke e ditur se sa shumë na kanë ndihmuar ndërkombëtarët edhe në çlirimin tonë, në krye me Amerikën, tani me këto veprime kriminale të ish qeveritarëve tonë janë të habitur dhe të shtangur nga këto veprime denigruse për një shtet të ri sikur që është Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"