Sekretarja e Jashtme britanike: Prova të fuqishme se Putin është “kriminel lufte”

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 13:55
Sekretarja e Jashtme britanike: Prova të fuqishme se Putin është “kriminel lufte”

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se “ekzistojnë prova të fuqishme” se presidenti rus, Vladimir Putin është “kriminel lufte”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar liderin rus si të tillë, deklaratë që mund të përshkallëzojë marrëdhëniet diplomatike edhe më shumë.

Truss ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se nuk mendon që është gabim deklarata e Bidenit.

“Ka prova shumë, shumë të fuqishme se ai është”, ka thënë Truss.

“Ka prova shumë, shumë të fuqishme se krimet e luftës janë kryer, dhe se Vladimir Putin është mbrapa tyre.

“Është detyrë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është e kush jo kriminel lufte dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë tani është që të dërgojmë prova, diçka që jemi duke bërë”./REL

(Kosova Sot Online)