Suspendohet nga puna oficeri doganor që u arrestua në rastin e njohur “Brezovica”

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 13:58
Suspendohet nga puna oficeri doganor që u arrestua në rastin e njohur “Brezovica”

Dogana e Kosoves njofton se me të pranuar njoftimin për arrestimin e zyrtarit doganor në rastin “Brezovica”, ka suspenduar nga puna zyrtarin e arrestuar.

“Procedimi disiplinor do te vijoj për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore. Dogana e Kosovës pëkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta”, thuhet në njoftimin e doganës.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka njoftuar dje se në aksionin “Brezovica” janë arrestuar personat N.G.,- doganier dhe S.I., – kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”.

Sipas prokurorisë, ata dyshohen për veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)-së. 

(Kosova Sot Online)