Administrata e Gjykatës Themelore në Ferizaj vazhdon grevën

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 14:27
Administrata e Gjykatës Themelore në Ferizaj vazhdon grevën

Punëtorët e administratës në Gjykatën Themelore të Ferizajt edhe sot kanë vazhduar grevën.

Përmes saj, të njëjtit po kërkojnë që kërkesat e tyre të plotësohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo grevë ka pezulluar thuajse të gjitha seancat, me përjashtim të rasteve të natyrës urgjente si paraburgimet, dhunë në familje, ekzekutimet sipas urdhëresave dhe pranimi i parashtresave të ankesa me afat.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK) pati njoftuar se nga 16 marsi të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë hyjnë në grevë.

(Kosova Sot Online)