33 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E. /
  • 17 March 2022 - 15:01
33 raste të reja me koronavirus në Kosovë

33 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend. Raste të vdekjes s’janë regjistruar.

Që nga dje janë shëruar 23 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 644.

“Nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230. Në total numri i rasteve aktive është 644”, ka njoftuar Ministria.

(Kosova Sot Online)