Sa ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë? Agjencia e Inteligjencës Amerikane publikon shifrat

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 15:09
Sa ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë? Agjencia e Inteligjencës Amerikane publikon shifrat

Më shumë se 7,000 ushtarë rusë kanë vdekur që kur Vladimir Putin pushtoi Ukrainën muajin e kaluar, tregojnë vlerësimet nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

Zyrtarët e Pentagonit thanë për “New York Times” se ishin në gjendje t’i përpilonin të dhënat e tyre duke analizuar imazhet satelitore dhe përmbajtjen video që tregonin tanke dhe trupa ruse. Megjithatë, ata theksuan se shifra e vdekjes nuk ishte e saktë.

Vlerësimet sugjerojnë se më shumë se 150,000 trupa ruse kanë hyrë tani në Ukrainë që nga 24 shkurti, me rreth 14,000 deri në 21,000 të plagosur. Shifrat e fundit vijnë pasi raportet dolën nga Kievi këtë mëngjes se gjeneral-majori Oleg Mityaev ishte bërë gjenerali i katërt rus që thuhet se u vra në luftimet në Ukrainë.

Në fillim të kësaj jave, presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se rreth 1300 trupa ukrainase ishin vrarë në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë me vendin.

(Kosova Sot Online)