
Gjobitet ETC e Ramiz Kelmendit, në reklamë produkti kishte çmimin më të ulët se te arka

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se është gjobitur një super-market pasi që një produkt në raft figuronte se e ka çmimin 7.99, derisa te arka fiskale figuronte çmimi 8.49.
Supermarketi ETC në Gjilan është gjobitur me 400 euro.
“Pas ankesës së një qytetari dhe daljes në teren të inspektorëve, kemi konstatuar shkelje në një supermarket ku kemi shqiptuar dënimin me shumën që parasheh ligji. Konsumatorët duhet të jenë të mbrojtur nga deformimet e çmimeve dhe mungesën e korrektësisë në tregtimin e artikujve.”

(Kosova Sot Online)