“Kryebashkiaku i Melitopol u shkëmbye me 9 rusë”

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 08:24
“Kryebashkiaku i Melitopol u shkëmbye me 9 rusë”

Detaje të reja janë zbuluar nga mediat ukrainase në lidhje me lirimin e kryebashkiakut të Melitopolit në Ukrainë, i cili u mbajt disa ditë i rrëmbyer nga trupat ruse.

Mediat kanë mësuar se për lirimin e Ivan Fedorov ka pasur negociata të gjata mes palës ruse dhe asaj ukrainase deri sa arritën në kompromis.

Zëdhënësja e presidencës ukrainas, Darya Sarivna shprehet se në këmbim të lirimit të Fedorov janë lënë të lirë 9 ushtarë rusë të datëlindjes 2002-2003./A2CNN

(Kosova Sot Online)