Të shtëna armësh në Drenas, plagoset një person gjersa po ecte

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 08:50
Të shtëna armësh në Drenas, plagoset një person gjersa po ecte

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në Drenas.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:21, teksa viktimës i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore.

Viktima në polici ka deklaruar se plagosja kishte ndodhur gjatë kohës që ai po ecte në rrugë.

Ai thotë të jetë plagosur nga një person i panjohur.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)