Kancelari i Austrisë sot viziton Kosovën, do të takohet me presidenten Osmani

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 08:51
Kancelari i Austrisë sot viziton Kosovën, do të takohet me presidenten Osmani

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të vizitojë sot Kosovën, ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, nga ora 16:10.

Nehammer po ashtu pritet të takohet edhe me krerët e tjerë të shtetit.

Vizita e Kancelarit austriak në Kosovë është pjesë e vizitës së tij në tre vendet e Ballkanit Perëndimorë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, dhe sot në Kosovë.

Në vizitën e tij në Serbi, Nehammer ka thënë se është e rëndësishme që BE-ja të përkufizohet qartë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë se ato i përkasin Bashkimit Evropian, si dhe të përshpejtojë anëtarësimin euroatlantik të tyre.

(Kosova Sot Online)