Ukraina publikon shifrën e ushtarëve rusë që thotë se ka vrarë në 23 ditë luftë

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 09:59
Ukraina publikon shifrën e ushtarëve rusë që thotë se ka vrarë në 23 ditë luftë

Në ditën e 23-të të luftës, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë në përditësimin e fundit se 14,200 ushtarë rusë janë vrarë prej shpërthimit të konfliktit.

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia prezantojnë të dhëna të ndryshme për fitoret dhe humbjet e palës tjetër.

Rusia ka pretenduar më 3 mars, se 498 trupa të saj janë vrarë në luftime, mirëpo prej atëherë nuk ka përditësuar të dhënat.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000 dhe i të plagosurve mbi 14,000.

Ukraina po ashtu ka pretenduar se ka shkatërruar 450 tanke ruse, 93 aeroplanë, 112 helikopterë dhe ka dëmtuar 43 sisteme kundërajrore./rel

(Kosova Sot Online)