
Lexoni edhe:
Bosat e politikës në Kosovë të lidhur ngushtë me rrjetet e karteleve të drogës
Shkruan: ANALISTI : Faik Krasniqi
Jemi shtet i pavarur dhe s'kemi pse të lejojmë të mbahen zgjedhjet serbe në territorin tonë. Për këtë gjë duhet të jenë të gjithë unik, pozitë e opozitë. Kosova është e të gjithëve, pavarësisht cilit krah politik i përkasin.
Nëse ndonjë parti del në mbrojte të mbajtës së zgjedhjeve serbe në Kosovë, atëherë i bie që ajo parti është kundër interesave të Kosovës. Nuk dua të besoj që ka parti apo individ që është kundër Kosovës. Dallimet pozitë-opozitë le të vazhdojnë në sfera tjera të brendshme, por jo kur është në pyetje Kosova.
Bosat e politikës në Kosovë të lidhur ngushtë me rrjetet e karteleve të drogësLexoni edhe:
E shoh që disa analiste dhe portale ishin ngazëllyer me trysninë ndërkombëtare sa i përket zgjedhjeve serbe. Për këta njerëz ndjej keqardhje. Hapur po tregojnë që janë kundër Kosovës. E di që me çdo kusht duan ta shohin keq kryeministrin Kurti, por një gjë s'duhet ta harrojnë që Kurti është vetëm një individ dhe kryeministër i Kosovës, dhe Kosova është shumë më e madhe se ai dhe të gjithë ne. Edhe më e madhe se ligësia e tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online