Bien mbetjet e raketës mbi ndërtesë, një i vrarë dhe disa të plagosur në Kiev

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 10:49
Bien mbetjet e raketës mbi ndërtesë, një i vrarë dhe disa të plagosur në Kiev

Bien mbetjet e raketës, një i vrarë dhe disa të plagosur në Kiev.

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar nga një zjarr në një ndërtesë banimi në distriktin Podilskyi të Kievit, tha Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës.

Zjarri shpërtheu pasi mbetjet e një rakete të rrëzuar goditën ndërtesën pesëkatëshe.

Pasi zjarrfikësit arritën panë se zjarri kishte përfshirë katin e parë deri te i treti. Zjarri është duke u shuar për momentin.

Sipas informacioneve paraprake, 12 persona u shpëtuan dhe 98 të tjerë u evakuuan, tha shërbimi.

Të martën, një pallat 10-katësh në lagjen Podil të rrethit u godit nga një predhë, duke shkaktuar zjarr në pesë katet e para të ndërtesës, sipas shërbimeve të urgjencës.

(Kosova Sot Online)