Vdes tragjikisht një 50-vjeçar, ishte duke prerë dru me motorsharrë

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 10:02
Vdes tragjikisht një 50-vjeçar, ishte duke prerë dru me motorsharrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 50 vjeçar, i cili ka qenë duke prerë dru në pyll, ku pema e rrëzuar e ka zënë poshtë.

“Më datë 17.03.2022, rreth orës 15.00, në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç, banues në Bllacë, Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S., duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme’, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)