Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë

  • A.P /
  • 18 March 2022 - 23:00
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë

Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord është rrëzuar në veri të Norvegjisë mbrëmjen e së premtes.

Reuters raporton se bëhet fjalë për një avion V-22 Osprey, i cili po merrte pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Cold Response”.

Burime  bëjnë të ditur se moti ka qenë i keq në kohën kur avioni ka humbur kontaktet.

Fati i katër personave në bord nuk dihet, po ashtu edhe shkaqet e rrëzimit të avionit amerikan.


(Kosova Sot Online)