“Ky është shansi i vetëm për Rusinë”, Zelensky bën thirrje për bisedime të paqes

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 08:07
“Ky është shansi i vetëm për Rusinë”, Zelensky bën thirrje për bisedime të paqes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën ka bërë thirrje për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën.

Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )