Ukraina publikon shifrat e fundit, kaq ushtarë rusë thotë se i ka vrarë

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 11:47
Ukraina publikon shifrat e fundit, kaq ushtarë rusë thotë se i ka vrarë

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës ka deklaruar se mbi 14 mijë trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase, që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Përditësimi u bë i ditur në një postim në Facebook nga zyrtarët ukrainas, shkruan BBC.

Lexo edhe: Sulmet e vazhdueshme në Mariupol po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar civilët e bllokuar

Sipas përditësimit Moska ka humbur një sasi të madhe pajisjesh ushtarake, duke përfshirë rreth 1,470 mjete të blinduara, 60 tanke dhe mbi 100 avionë luftarakë dhe helikopterë.

Megjithatë BBC thekson se nuk mund të verifikojë shifrat në mënyrë të pavarur.

(Kosova Sot Online)