Përmbyset kamioni, shoferin e kishte zënë gjumi

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 14:40
Përmbyset kamioni, shoferin e kishte zënë gjumi

Një kamion i cili transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan – Tepelenë. Mësohet se shkak I daljes së kamionit jashtë karrexhatës ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjeti, i cili udhëtonte i vetëm.

Menjëherë janë njoftuar uniformat blu dhe shërbimi i ugjencës së spitalit të Fierit të cilët kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta, edhe pse nga pamjet tregojnë një makinë thuajse totalisht të shkatërruar.

Dëmët materiale janë të konsiderueshme. Nga ana e bluve po punohet për të nxjerrë shkaqet e daljes nga rruga të kamionit, ndërsa u morrën masa për të evituar trafikun në këtë rrugë.

(Kosova Sot Online)