Dyshime për shamngie taksash nga tri kompani që tregtojnë naftë në Kosovë, ka të arrestuar

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 14:56
Dyshime për shamngie taksash nga tri kompani që tregtojnë naftë në Kosovë, ka të arrestuar

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se pas disa kontrolleve doganore dhe inspektim në tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës kanë gjetur dyshime për shmangie taksash.

Siç ka njoftuar Dogana, dyshohet se këto tri subjekte i kanë shkaktuar dëm shtetit të Kosovës në vlerë prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit.

 “Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikura nder vite, fillimisht nga keto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi ështe se keto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Nga Dogana bëjn me dije  se e “kanë njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijoj në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve”.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.

(Kosova Sot Online)