Digjen tri makina në mes të natës, shkaku ende mister

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 17:17
Digjen tri makina në mes të natës, shkaku ende mister

Tri makina janë bërë shkrumb gjatë natës në qytetin e Laçit për arsye që janë ende mister.

Sipas gazetarit të SYRI TV, Martin Marku, rreth orës një pas mesnate, tri automjetet u përfshirë nga flakët. Ato  ndodheshin  pranë një banke në qytet.

Ndërhyrja e zjarrfikësve megjithatë nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjërin nga mjetet, por ka ndaluar djegien e të tjerave që ndodheshin pranë tyre.

Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë dhe më pas dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

(Kosova Sot Online)