Sherr mes tre personave në Istog, gjendet një pistoletë te një grua

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 10:00
Sherr mes tre personave në Istog, gjendet një pistoletë te një grua

Një grua dhe një burrë kanë sulmuar fizikisht një person dje në Istog.

Tek e dyshuara, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator pa fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM TRUPORË-ARMËMBAJTJE PA LEJE /Istog , 20.03.2022-23:50 Janë arrestuar dy të dyshuar ,një mashkull dhe një femër kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator pa fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

(Kosova Sot Online)