“Të gjithë nëpër streha kur të bjerë sirena,” vendoset shtetrrethimi në Kiev

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 11:47
“Të gjithë nëpër streha kur të bjerë sirena,” vendoset shtetrrethimi në Kiev

Një shtetrrethim i radhës është njoftuar për kryeqytetin e Ukrainës, Kievin ditën e sotme.

Siç bëhet e ditur, shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 20:00 e darkës deri në 07:00 të mëngjesit të mërkurën.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Vitali Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“U bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, ose nëpër streha kur të bjerë sirena.”

(Kosova Sot Online)