Emërohet drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, e prezanton Uran Ismaili

  • E. /
  • 21 March 2022 - 11:56
Emërohet drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, e prezanton Uran Ismaili

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili e ka prezantuar Arta Balajn, e cila është emëruar drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Ismaili ka shkruar në Facebook se Balaj është “grua e përgatitur mirë” dhe “me shkollim ndërkombëtar”.

“Arta Balaj i bashkohet ekipit të Prishtinës si Drejtoreshë e Kulturës. Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re”, shkroi Ismaili.

“Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë”, ka shtuar ai.

Ismaili tha se Balaj “përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë”.

(Kosova Sot Online)