Mijëra pula të ngordhura në tre ditë në këtë vend

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 12:36
Mijëra pula të ngordhura në tre ditë në këtë vend

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen masive të pulave në disa pulari të Durrësit.

Bëhet me dije se Prokuroria ka nisur sot veprimet e para lidhur me këtë çështje, teksa kërkon informacion për të mësuar se ku është regjistruar rasti i parë dhe për praktikat që janë ndjekur nga institucionet.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar që të sekuestrohen si material prove të gjitha dokumentet lidhur me praktikat që janë ndjekur.

Në lidhje me këtë situatë alarmante kanë folur edhe përfaqësuesit e një pularie. Ai ka thënë se kanë ngordhur 120 mijë pula në katër ditë, teksa tha se është detyrë e autoriteteve që të groposin dhe dezinfektojnë ambientet.

“Kemi ngordhje pulash masive dhe situata është kritike. Ne kemi ngordhje të lartë dhe askush nuk ka ardhur të marrë masa. Ndotja mjedisore është shumë e lartë dhe këtë e kanë për detyrë autoritetet e shtetit. Kanë filluar lëvizjet por të shohim. 120 mijë pula kanë ngordhur për 4 ditë” tha njëri prej përfaqësuesve.

“I gjithë procesi ka filluar rreth një javë më parë. Ne lajmëruan autoritetet. Që në fillim të këtij procesi. Para dy javësh kemi asgjësuar pulat dhe pak më vonë shenjat u përhapën. Ka ngelur në një ngërç midis ministrisë së Bujqësisë dhe saj së Mjedisit. Pritet që të marrin urdhra. Edhe vezët që janë shpërndarë këto ditë janë tërhequr. AIBA ne jemi të fundit. Ne jemi të fundit që insistuam për ta zbardhur këtë” tha një tjetër.

(Kosova Sot Online)