‘Administrata e gjyqësorit dyshohet për lidhje me krimin e organizuar’

‘Administrata e gjyqësorit dyshohet për lidhje me krimin e organizuar’

Hajrullah Tërnava

  • 21 March 2022 - 07:28

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Kjo greve tre javore e organizuar dhe e orkestruar si dhe e dizajnuar është shfrytëzua pikërisht për tu zhvlerësuar shumë dosje të mega korrupsionit, për ta arritur afatin e fundit dhe parashkruar, sikur është vepruar me dosje të ngjashme edhe vite më parë, me fshehjen e tyre dhe arsyetimin e parashkrimit në emër të stafit të administratë, gjyqtarëve e prokurorëve të munguar për ti administruar. Është e kuptueshme se krejt këto dyshime duhen te hulumtohen dhe nëse konstatohen dyshimet, duhet ta marrin përgjegjësin ata që e kanë planifikuar këtë grevë për dështim dhe zvarritje, duhet të kërkohet nga përgjegjësit përgjegjësi diferencim deri në pastrim nga sabotuesit dhe të papërgjegjshmit që e bllokuan dhe e sabotuan gjyqësorin për plot 3 javë të plota.

Greva e gjyqësorit që  zgjati plotë  18 ditë,  në përgjithësi mendohet se e kishte  qëllimin e koordinimeve-sinkronizimit të pagave të ulëta të administratës, me ato të lartat krahasuar me gjykatësit dhe prokurorët dhe kategoritë tjera që janë me paga të larta, e pati edhe arsyen e sajë sa i përket pjesës së administratës, por që është dashur të gjendet modus tjetër  i të njëjtës arsye, për ta artikuluar dhe arsyetuar kërkesën e rritjes së pagave për pjesën administrative, për të mos e bllokuar punën në gjyqësor dhe sistem prokuroria. Kjo pauzë 18 ditore në gjykata dhe disa prokurori,  i ka kushtuar shumë  popullit,  personave që janë në pritje të gjykimeve të radhës, e qe tani ato lëndë mund të llogaritet lirisht se një numër i madh veç e ka arritur afatin për tu parashkruar-vjetërsuar.

Pikërisht  kjo situatë  na jep me dyshua se a mos ishte ky qëllimi i kësaj greve, edhe që të tilla lëndë të vjetërsuara deri me tani të marrin epilog pa u trajtuar, e që janë të shumta që janë grumbulluar, dhe si të tilla mbarojnë ashtu pa u dënua ata vepër kryes të krimeve të ndryshme. Dyshimet e tilla janë të bazuara sepse jemi dëshmitar të shumë lëndëve të parashkruara-vjetërsuara deri më tani, dhe  këto jetërsime të lëndëve na e kanë sjellë situatën  e kriminalizuar në këtë gjendje të tanishme sikur që jemi tani. Prandaj pas plot 18 ditë të grevës punonjësit e administratës së Gjykatave Themelore dhe disa nga prokuroritë po ashtu themelore të Kosovës, kanë pezulluar grevën e tyre për ti dhënë fund bllokimit 3 javor të punës së Gjykatave. Është e nevojshme  që të analizohet kjo situatë dhe që  të përgjigjen organizatorët e kësaj greve për shkak të dëmit të madh që i kanë shkaktuar sistemit, me shtyrjen pa afat ta caktuar të dhjetëra seancave me peshë, shumë nga të cilat kishin të bënin edhe më të akuzuar për, haraç, korrupsion e trafikim droge, për bixhoz e forma të tjera të krimit të organizuar.

Gjithsesi se është treguar tepër tolerante dhe e pa fuqishme Ministria e drejtësisë dhe vetë Qeveria, me rebelimin e skajshëm të punëtorëve të administratës në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës, të të gjitha niveleve, të cilët madje kanë kërkuar privilegje  e benefite të larta, duke synuar të ju ofrohen pagave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, edhe pse performanca e gjyqësorit dhe prokurorisë e cila në masë varet nga neglizhenca e administratës, lë shumë për të dëshiruar, e ndikuar nga shefat e mëdhenj dhe krejtësisht e instrumentalizuar nga  e interesit. Kjo greve tre javore e organizuar dhe e orkestruar si dhe e dizajnuar është shfrytëzua pikërisht për tu zhvlerësuar shumë dosje të mega korrupsionit, për ta arritur afatin e fundit dhe parashkruar, sikur është vepruar me dosje të ngjashme edhe vite më parë, me fshehjen e tyre dhe arsyetimin e parashkrimit në emër të stafit të administratë, gjyqtarëve e prokurorëve të munguar për ti administruar.

Është e kuptueshme se krejt këto dyshime duhen te hulumtohen dhe nëse konstatohen dyshimet, duhet ta marrin përgjegjësin ata që e kanë planifikuar këtë grevë për dështim dhe zvarritje, duhet të kërkohet nga përgjegjësit përgjegjësi diferencim deri në pastrim nga sabotuesit dhe të papërgjegjshmit që e bllokuan dhe e sabotuan gjyqësorin për plot 3 javë të plota. Kjo situatë e krijuar gjatë këtyre 18 ditëve duhet të hulumtohet dhe nëse konstatohen dyshimet atëherë ndaj atyre që i kanë organizuar këto greva, duhet të ndërmerren masa të ashpra ndaj tyre, që këto veprime të kenë ndikim në kulturat gjyqësore që në të ardhmen mos të ndodhin veprime të tilla, dhe institucionet e drejtësisë në të ardhmen ta gëzojnë autoritetin që ju takon  institucioneve të tilla shtetërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online