Lihet në arrest shtëpiak personi që po kërkohet nga autoritetet moldave

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 14:41
Lihet në arrest shtëpiak personi që po kërkohet nga autoritetet moldave

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për personin e kërkuar T.O, i kërkuar nga autoritetet moldave për shkak të veprës penale Mashtrimi Komercial, e cila vepër është e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, si Mashtrimi i konsumatorëve nga neni 292.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit  T.O e ka refuzuar  si të pabazuar dhe të njëjtit  i  ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 40 ditëve nga momenti i ndalimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

(Kosova Sot Online)