15 shqiptarë të arrestuar në Spanjë, akuzohen për kultivimin e kanabisit

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 14:47
15 shqiptarë të arrestuar në Spanjë, akuzohen për kultivimin e kanabisit

15 shqiptarë janë arrestuar në Malaga të Spanjës.

Ata dyshohen se akuzohen për kultivimin e kanabisit.

Gjatë aksionit të policisë raportohet se janë kapur 3 mijë e 696 bimëve në faza të ndryshme të rritjes dhe 167 kilogramë sytha.

Hetimet kishin nisur në maj të vitit të kaluar pasi gjetën një shtëpi në Coín që lëshonte një erë të fortë marijuane që i bëri agjentët të identifikonin personat që e kishin.

Këto përpjekje bënë të mundur zbulimin e një rrjeti shtëpish që grupi i përdorte për të kultivuar marijuanë.

Agjentët gjetën gjashtë shtëpi të tjera me karakteristika të ngjashme në Mijas, Alhaurín de la Torre, Marbella dhe Fuengirola që përdoreshin për të njëjtin qëllim.

“Kryetarët e grupit ishin përgjegjës për sigurimin e logjistikës së nevojshme për anëtarët e tjerë që kryenin punën e ruajtjes së shtëpive”, sqaroi policia.

Nga operacioni u sekuestruan gjithsej 3696 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, 167 kilogramë sytha marihuane, 6 mijë e 336 euro cash, tre automjete dhe një detektor të sistemit GPS/

(Kosova Sot Online)