Të enjten seancë e Kuvendit, PDK-ja i do në sallë Kurtin e Gërvallën

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 15:03
Të enjten seancë e Kuvendit, PDK-ja i do në sallë Kurtin e Gërvallën

Të enjten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se në këtë seancë do të duhej të ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ai tha se PDK-ja ka vërejtje për politikën e jashtme të vendit.

“Është mirë që të vijnë dhe të ballafaqohen me argumente sa i përket mosangazhimit të Qeverisë”, tha Tahiri.

Shefi i GP të PDK-së tha se do të kërkojnë edhe themelimin e një komisioni hetimor për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Ky proces besojmë se është zhvilluar me shumë parregullsi”, tha ai.

“Besojmë që këtu ka edhe vepër penale dhe dikush duhet të japë përgjegjësi”, shtoi Tahiri.

(Kosova Sot Online)