Aksidentohet në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 10:16
Aksidentohet në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Një i ri humbi jetën në Itali pasi u kthye nga një shëtitje e së dielës, hipur në Ducati Multistrada. Ai quhej Mariglen Gjergji, 25 vjeç, lindur në Greqi, nga një familje me origjinë shqiptare dhe banues prej shumë kohësh në Bra.

Marigleni po udhëtonte përgjatë luginës së Tanaros kur u përplas me një Mitsubishi Gls, njofton media italiane. Përplasja, në orën 17 ndodhi në fshatin Isorella në Cherasco ku i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin e Verduno-s në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve të tjera, ai ishte me origjinë nga fshati Fishtë i Lezhës.

(Kosova Sot Online)