Vuçiq për zgjedhjet e 3 prillit: Ata insistuan që ne të njohim pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk e ka pranuar

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 20:11
Vuçiq për zgjedhjet e 3 prillit: Ata insistuan që ne të njohim pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk e ka pranuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ka biseduar për disa orë sot në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, për të diskutuar çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit të shtetit serb në Kosovë.

Në një konferencë për media, ai tha se për lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë, Prishtina ka kërkuar nga Serbia që fjalë për fjalë dhe De fakto ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë insistuar vetëm në një gjë, pra që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk e ka pranuar këtë dhe nuk do ta pranojë. Për këtë nuk e kemi pranuar”, tha Vuçiq para gazetarëve.

I pari i shtetit serb po ashtu theksoi se kjo që po bën Prishtina është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të jenë të duruar dhe të numërojnë deri në 10, duke shtuar se është befasuar nga gatishmëria e tyre për sakrifikim.

(Kosova Sot Online)