Zhduken dy vajza të mitura, njëra nga Obiliqi e tjetra nga Gjakova

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 09:50
Zhduken dy vajza të mitura, njëra nga Obiliqi e tjetra nga Gjakova

Në kuadër të raportit 24 orësh të policisë janë raportuar dy raste të zhdukjes së femrave.

Njëri rast është raportuar në Obiliq, ku ankuesi mashkull ka deklaruar se vajza e tij e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës policor.

“Obiliq, 20.03.2022-NN.  Me datën 21.03.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur , viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciua rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësiti  përkatës policor.”

Kurse një rast tjetër është raportuar poashtu nga ankuesi mashkull i cili ka theksuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësiti  përkatës policor.”.

Ky rast është raportuar në Gjakovë.

(Kosova Sot Online)