Lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill, i koordinuar me aleatët në funksion të shtensionimit të situatës

Nexhat Haziri

  • 23 March 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI – Nexhat Haziri

Nuk ka asnjë Indikator serioz për tensionim të situatës në Kosovë përmes pjesës veriore të vendit,përkundër forcave të shtuara policore të EULEX-it dhe ngritjes së shkallës së gatishmërisë së KFOR-it, por edhe të policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë.

Serbia nuk do t‘i hynte një aventure të tillë që do të ishte me pasoja të rënda për vetë Serbinë dhe një mesazh të tillë Beogradit zyrtar ia dërgoi edhe kancelari austriak gjatë vizitës së fundit në Kosovë.

Vetë pranimi i institucioneve shtetërore të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e vendit tonë, ishte veprim i koordinuar edhe me aleatët tanë për shtensionim të raporteve Kosovë- Serbi, dhe veprim i Qeverisë Kurti nuk ka pse të mbrohet e as të arsyetohet duke lansuar ide e plane konspiracioni për gjoja incidente të mundshme më 3 Prill.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".