Vizita e Latifit në Turqi, Ministria tregon se për çka diskutoi ai me homologun turk

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 09:59
Vizita e Latifit në Turqi, Ministria tregon se për çka diskutoi ai me homologun turk

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje për vizitën e Ministrit Rifat Latifi në Turqi.

Sipas njoftimit të MSH’së, ai është pritur në Ankara nga homologu i tij, Fahrettin Koca, me të cilin diskutuan për shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy shteteve në dixhitalizimin e shërbimeve shëndetësore, në fuqizimin dhe avancimin e  kapaciteteve njerëzore të specializuara si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe modernizimin e spitaleve të Kosovës.

“Ministri Latifi, gjatë diskutimeve me ministrin Koca, e informoi atë për shtatë shtyllat e transformimit të shëndetësisë së Kosovës, duke shprehur optimizmin për ndryshim rrënjësor të sistemit me prioritet gjithmonë pacientin.

Po ashtu, theks  të veçantë në këtë takim iu dha çështjes së shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy shteteve  në dixhitalizimin e shërbimeve shëndetësore, në fuqizimin dhe avancimin e  kapaciteteve njerëzore të specializuara si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe modernizimin e spitaleve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje, thuhet se ministri turk e ka siguruar Latifin se shteti turk do ta ndihmojë sistemin shëndetësor të Kosovës në proceset e transformimit.

Ai ka thënë edhe se shumë shpejt do të zhvillojë një vizitë në Kosovë.

“Të dy ministrat, në këtë takim u pajtuan për formimin e një grupi punues, me ekspertë nga Kosova dhe Turqia, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë për konkretizimin dhe jetësimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme shëndetësore.

Ministri Latifi e ftoj homologun e tij turk, që ta vizitoj Kosovën, në mënyrë që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi mes dy vendeve. Po ashtu, ai tha se më shumë kënaqësi e pranon ftesën e Ministrit Latifi për ta vizituar Kosovën dhe premtoi se shumë shpejtë do ta realizojë një vizitë të tillë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Rifat Latifi u prit në Ankara nga homologu i tij nga Turqia, ministri Fahrettin Koca, ku  temë diskutimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në sektorin e shëndetësisë.

Në këtë takim, ministri Latifi, shprehu konsideratën e lartë për homologun e tij dhe shtetin e Turqisë, për të gjitha projektet, ndihmën dhe angazhimin e vazhdueshëm për të përkrahur shëndetësinë e Kosovës.

Ministri Latifi, gjatë diskutimeve me ministrin Koca, e informoi atë për shtatë shtyllat e transformimit të shëndetësisë së Kosovës, duke shprehur optimizmin për ndryshim rrënjësor të sistemit me prioritet gjithmonë pacientin.

Po ashtu, theks  të veçantë në këtë takim iu dha çështjes së shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy shteteve  në dixhitalizimin e shërbimeve shëndetësore, në fuqizimin dhe avancimin e  kapaciteteve njerëzore të specializuara si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe modernizimin e spitaleve të Kosovës.

Të dy ministrat, në këtë takim u pajtuan për formimin e një grupi punues, me ekspertë nga Kosova dhe Turqia, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë për konkretizimin dhe jetësimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme shëndetësore.

Ministri Latifi e ftoj homologun e tij turk, që ta vizitoj Kosovën, në mënyrë që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, z. Fahrettin Koca, e siguroj ministrin Latifi se shteti turk do ta ndihmojë sistemin shëndetësor të Kosovës  në proceset e transformimit.

Sa u përket shtatë shtyllave të cilat ministri Latifi i përmendi në këtë takim, ministri Koca, shprehu mbështetjen e tij të pa rezervë aty ku është nevoja që shteti turk mundë të ndihmojë.

Po ashtu, ai tha se më shumë kënaqësi e pranon ftesën e Ministrit Latifi për ta vizituar Kosovën dhe premtoi se shumë shpejtë do ta realizojë një vizitë të tillë.

(Kosova Sot Online)