Vuçiq: “Qëllimi i Prishtinës është poshtërimi i serbëve”

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 10:12
Vuçiq: “Qëllimi i Prishtinës është poshtërimi i serbëve”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjëja më e rëndësishmja është ruajtja e popullit serb në Kosovë dhe gjetja e zgjidhjes për zgjedhjet e 3 prillit.

Në TV Pink, me rastin e ultimatumit nga Prishtina, ai tha se nuk është fjala vetëm për votim në zgjedhjet e 3 prillit në Kosovë, por se qëllimi ka qenë poshtërimi i serbëve dhe privimi nga të drejtat e tyre, por edhe zvogëlim i numrit të votave për partinë që ai drejton.

“Kjo arsyeja e dytë nuk është e rëndësishme, por e para është shqetësuese, sepse bota është e gatshme të heshtë për jo-konstruktivitetin dhe synimin e Albin Kurtit për të shkaktuar destabilitet në rajon. E jona është të mos biem në zjarr. Më e lehtë është të pranoni të gjitha arsyet e tyre, por çfarë do të bëjmë të nesërmen. Kemi pranuar shumë kompromise dhe i kemi gëlltitur, por nuk kemi dashur të themi se qeveria serbe po i dërgon një kërkesë qeverisë së Kosovës, sepse ne këtë mënyrë ne do t’i njihnim dhe ata e dinë këtë”, ka thënë Vuçiq.

Siç tha më tutje, ai dëshiron të ruajë paqen dhe stabilitetin për të gjithë qytetarët e Serbisë.

“Ne duam paqe dhe stabilitet dhe të mendojmë për atë se çfarë pasoja do të kenë vendimet të nesërmen. Unë jam gjithmonë këtu për serbët nga Kosova, ky nuk është problem, por është e vështirë të qëndrosh gjakftohtë, është obligim të ndihmosh njerëzit, por nuk është e lehtë te dëgjosh provokimet. Nëse disa njerëz nuk janë aq sa duhet të përgjegjshëm, ata gjithmonë mund te votojnë për gjoja me te guximshmit .Njerëzit mund te zgjedhin te tjerët qe janë për lufte. Serbët në Kosovë janë te drejtë dhe ata thonë se besojnë në mua dhe se unë jam i vetmi që punoj për ta, gjë që nuk është e vërtetë, sepse shumë prej nesh jemi me ta. Detyrimi ynë është t’i ndihmojmë këta njerëz”, tha Vuçiq.

Duke folur për takimin me ambasadorët e shteteve të Quintit, Vuçiq tha se ata i kanë thënë se kanë bërë maksimumin, por nuk kanë arritur ta bindin “Kurtin e madh”.

“Nuk ka nevojë t’i bëjmë lajka popullit tonë duke rrëfyer atë që u kam thënë atyre. Duhet të gjejmë zgjidhje, por të mos rrezikojmë jetën e serbëve. Për ne është më e rëndësishme të shpëtojmë popullin tonë dhe do të bëjmë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje. Në të ardhmen do të jetë e vështirë t’i ndalojmë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)