Përfshihen nga zjarri disa pyje në Malishevë

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 10:37
Përfshihen nga zjarri disa pyje në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa pyje në mes të fshatrave Carravran, Turjakë dhe Panorc të Malishevës janë përfshirë nga zjarri.

Zjarri më pas është lokalizuar nga zjarrfikësit.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Malishevë 22.03.2022-15:00.Raportohet se janë përfshi nga zjarri pyjet mes fshatrave Carravran, Turjakë, dhe Panorc. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)