“Jemi me fat që e kemi këtë grua në krye të diplomacisë”, Kurti veç lëvdata për Gërvallën

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 12:34
“Jemi me fat që e kemi këtë grua në krye të diplomacisë”, Kurti veç lëvdata për Gërvallën

Kryeministri Albin Kurti e ka mohuar se ka mospajtime me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën. Ai ka thënë se asnjëherë s’ia ka kërkuar dorëheqjen e as s’i shkon mendja t’ia kërkojë.

Madje, ka thënë se do të dëshironte që bashkëpunimin që e ka me Gërvallën do të donte ta kishte me gjithë ministrat e deputetët e tjerë.

Ka deklaruar se Gërvalla ka bërë një punë të shkëlqyer, derisa ka shtuar se “jemi me fat që e kemi këtë grua” në krye të diplomacisë.

“As se kam kërkuar, as s’më shkon mendja ta kërkoj. Dje kam qenë bashkë me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schëarz, në një zoom me ambasadoren…Bashkëpunimin e kam shumë të mirë me ta. Unë kisha dashur që me të gjithë ministrat e gjithë deputetët ta kem një bashkëpunim si me zonjën Gërvalla. Asnjëherë nuk kam pasur mospajtim me të. Është shumë interesant që nëse ka naj person që s’po ia qëllojnë hiq për me më thanë që kam mospajtime është pikërisht Ministrja e Punëve të Jashtme. Unë e di që janë marrë me ata flamurat e tëitt’erat e saj. Mirëpo, ajo e ka bë një punë të shkëlqyeshme, për mendimin tim, në reformën e shërbimit të jashtëm”, ka thënë kryeministri.

(Kosova Sot Online)