Tetë pacientë po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe spitale të përgjithshme

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 13:45
Tetë pacientë po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe spitale të përgjithshme

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se tetë pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Në trajtim janë edhe tre pacientë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në trajtim 8 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 3 të negativizuar

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen  8 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3  të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 5 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2  pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

(Kosova Sot Online)